Ish-banorja e “Big Brother” merr propozimin për martesë, zbulon pamjet romantike

Ish banorja e ‘Big Brother’ Xheni Mhillaj bëri bujë me lojën në çift brenda shtëpisë me ish-partnerin e saj Bernardin. Pas lajmit të ndarjes së tyre, Xheni mori një pauzë nga rrjetet sociale dhe jeta mediatike. Shumë portale përmendën faktin se ajo mund të kishte krijuar një lidhje të re, por asgjë nuk ishte konfirmuar nga vetë Xheni. Mesa duket Berndardi është pjesë e së shkuarës tashmë, pasi Xheni ndau me të gjithë ndjekësit e saj se ditëlindja e saj e 24-t u bë akoma me speciale kur mori propozimin për martesë nga i dashuri i saj, emri të cilit nuk është bërë i ditur. Ajo ka publikuar foto të trëndafilave të shumtë, darkën romantike si dhe unazën e propozimit të cilit sigurisht ju përgjigj me “Po”. Në edicionin e ‘Big Brothe’r Xheni fitoi simpatinë e shumë shikuesve dhe mesa duket e gëzon ende, pasi këtë e vërtetuan urimet e shumta që ajo kishte marrë.