Irina: Ja arsyeja pse u ndava nga Ronaldo (Foto)

Modelja ruse, Irina Shayk, për herë të parë ka zbuluar arsyen pse ajo është ndarë nga superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo.

The Sun në një raport më të fundit ka zbuluar nga disa burime se Irina ka pranuar që Cristiano Ronaldo e tradhtonte atë, jo me një – por me shumë femra.

Mesazhet e shumta që Ronaldo shkëmbente me femra tjera kanë bërë që lidhja të çahet dhe kjo edhe më shumë u përshkallëzua kur Irina e mësoi se lojtari e ka tradhtuar atë.

ronaldo irina 1

Fjalët e Irinas nuk janë publikuar, por The Sun shkruan se Irina me të gjithë e ka përmendur këtë fakt se Ronaldo e ka tradhtuar atë, transmeton Telegrafi.

Deri tash Ronaldo nuk ka arritur që të jetë i lumtur pasi prej ndarjes nuk pati as formë të mirë me klubin e as ai vet s’pati formë të mirë.

Nga ana tjetër Irina Shayk është bërë bashk me Bardley Cooper, aktorin e njohur nga Hollywoodi.