Interesante: San Marino dërgon një turk në Eurosong

Në Festivalin evropian të këngës, ‘Eurovision 2016’, San Marinon do ta përfaqësojë këngëtari turk, Serhat Hacipasalioglu me këngën“I Didn’t Know”, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Serhat deklaroi se ndjehet i befasuar, sepse për herë të parë ndodh që një turk përfaqëson një vend të huaj në Eurovision, transmeton JavaNews.

“Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe kërkon shumë punë. San Marinoja ishte në kërkim të një personi për ta përfaqësuar në Eurovision”.

 “Vitin e kaluar arrita sukses me një këngë në gjuhën frënge ‘Je m’adore’, e cila në listat ndërkombëtare të muzikës ishte në vendin e parë”.

“Suksesi i kësaj kënge tërhoqi vëmendjen e tyre dhe përmes menaxherit tim pranova ftesën për të përfaqësuar këtë vend”.

“Ndjehem i befasuar që për herë të parë ofrohet mundësia që një turk që jeton në Turqi të marrë pjesë në gara për një vend të huaj”, është shprehur Serhat.