I thanë se ka shtuar peshë në karantinë, kështu iu përgjigjet modelja komentuesve

Demi Rose thotë se nuk ka shtuar peshë në karantinë.

 

Demi Rose ka ndarë me ndjekësit disa imazhe, edhe kësaj radhe shfaqet e veshur në bikini.

Modelja tha se ka pranuar komente që ka shtuar peshë gjatë këtyre ditëve të vetizolimit, por e mohon një gjë të tillë.

“Kur njerëzit pretendojnë se kam shtuar peshë gjatë karantinës sepse po vesh bluza me numra të mëdhenj. Jo jam thjesht e zbehtë”, ka shkruar ajo.

Ajo kishte veshur një palë bikini blu, ndërsa filmoi trupin nga afër për t’ua dëshmuar ndjekësve se i ka përmasat e njëjta sikurse para pandemisë.