I dashuri i nënës së Neymar pëson një aksident, dërgohet me ambulancë në spital

Partneri i nënës së Neymar, ka përsuar një aksident.

 

I dashuri i nënës së Neymar u dërgua me nxitim në spital pas aksidentit që pësoi.

Nadine Goncalves, 52 vjeç, thuhet se kishte thirrur për ambulancën që e mori 23-vjeçarin Tiago Ramos pasi raportohet se preu krahun.

Dyshja u përfolën shumë për diferencën e madhe në moshë, ndërsa kjo romancë thuhet se kishte marrë edhe bekimin e yllit të Paris Saint-Germain.

Por, fqinjët zbuluan se kishin dëgjuar britmat e nënës së Neymar në apartamentin e tyre në qytetin e Santos, pas aksidentit që i dashuri i saj pësoi në shtëpi.

Thuhet se Tiago është qepur pas prerjes së thellë në bërrylin e tij, incident që ia shkaktoi një qelq. Nuk është e qartë nëse ai mbeti në spital apo është rikthyer të mërkurën në shtëpi,

Çifti kishin konfirmuar lidhjen më 11 prill, kur Naidine doli në publik bashkë me partnerin.