Humbja e babait i dha një tjetër rrjedhë jetës së tij, Azet na copëtoi zemrat me postimet e fundit

Në mars të 2019 Azet humbi babain e tij. Lajmin e konfirmoi vetë nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shkroi edhe disa fjalë për të ndjerin.

Kjo fatkeqësi do i jepte një rrjedhë tjetër jetës së reperit, i cili u shkëput nga muzika dhe rrjetet sociale për afro një vit, duke iu përkushtuar plotësisht familjes së tij.

Unë bëj atë që duhet bërë për familjen. Unë kam bërë 10 vjet burg për familjen. Në rrjetet sociale do të pushoj pak. Do të bëj pak pushim. Do të kthehem me patjetër por nuk e di akoma kur. Vitet e fundit kanë ndodhur shumë gjëra në familjen time, për të cilën tani duhet të kujdesem. Jo si një Azet por si një Granit. Qoftë në Instagram apo turne, ju jeni gjithmonë në fillim dhe ne ju jemi mirënjohës për këtë”.- shkruante Azet në Instagram asokohe.

E ndonëse ai u rikthyer në muzikë, padyshim që dhimbja nuk ka kaluar ende dhe do jetë në zemrën e tij përgjithmonë.

Së fundmi, ai ka ndarë disa foto nga fëmijëria ku shihet me babain e tij, i lumtur dhe tejet i buzëqeshur, duke dëshmuar edhe një herë se sa shumë i mungon shoku i tij i jetës.

Ndonëse reperi nuk ka shkruar asgjë, fotot flasin më shumë se një mijë fjalë.

Azet u rikthye fuqishëm në muajin korrik në rrjetet sociale dhe muzikë, duke lajmëruar edhe publikimin e albumit “Fast Life 2”.

Deri tani ai ka publikuar disa këngë, ku e fundit është ajo në bashkëpunim me Capital Bra, e titulluar “B.L.F.L”.