Halsey merr kryesimin e top-listës ‘Billboard Hot 100’

Këngëtarja amerikane, Ashley Nicolette Frangipane, e njohur si Halsey, ka arritur për herë të parë si artiste solo në krye të top-listës prestigjioze të Billboard, ‘Hot 100’, me këngën “Without Me”.

Kënga e re e ka zhvendosur nga pozita a parë Ariana Granden me këngën “Thank U, Next”, e cila për shtatë javë e ka kryesuar top-listën.

Halsey për herë të parë u ngjit në krye të ‘Billboard Hot 100’ para dy vitesh me hitin “Closer” që ishte duet me “The Chainsmokers”.

24-vjeçarja është femra e tetë që në dekadën e fundit arrin më shumë se një herë në krye të ‘Hot 100’.

Rihanna (nëntë herë), Katy Perry (tetë herë), Taylor Swift (pesë herë), Adele (katër herë), Cardi B (tri herë), Kesha (tri herë), P!nk (dy herë) dhe Britney Spears (dy herë) – janë shtatë femrat tjera që kanë qëndruar në krye të ‘Billboard Hot 100’ më shumë se një herë.“Without Me” që është realizim i Capitol Records, është kënga e 1.081 me radhë që arrin në vend të parë në ‘Billboard Hot 100’, top-listë që ekziston qe 60 vite.