Gold AG përkujton babanë me fjalë prekëse

Nuk kalon ditë që ai nuk e kujton babanë e tij të ndjerë.

Reperi i njohur Gold AG së fundmi ka emocionuar të gjithë fansat e tij me një postim që ka bërë për babanë e tij.

Një orë më parë Goldi në llogarinë e tij në Facebook ka postuar një fotografi ku shihet te varri i babait. “Krejt nëse m’harrojnë unë vi babë për ty”, ishin fjalët prekëse që kishte lënë Goldi sipër fotografisë.

Komente të shumta ngushëllimi kishin shkruar shokët e tij duke i thënë se do të jenë gjithmonë pranë Goldit.