Gjurmët rikthehen me “Synin si qershija” (Video)

Grupi i rock n’roll i viteve të 80-ta “Gjurmët”, janë ribashkuar për të sjellë një këngë të re.

Në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova me Alaudin Hamitin, ata kanë dhënë premierë këngën e tyre më të re “Synin si qershija”

Migjen Kelmendi, Petrit Riza, Bekim Dyla dhe Tomor Kurshumliu, anëtarët e grupit “Gjurmët” që ishte themeluar në vitin 1980, për të bërë histori në muzikën kosovare, janë rikthyer me një këngë po aq të bukur sa këngët e tyre që kanë lënë gjurmë të pashlyera në muzikën tonë.

Gjatë emisionit ata sollën premierë këngën e tyre “Synin si qershija”, këngë kjo shkodrane që grupi që themeloi rokun kosovar e përpunoi në bashkëpunim me këngëtaren nga Shkodra, Violeta Zefi.

https://youtu.be/QlVShBOiE2A