Gjithmonë ‘single’, këto vajza shqiptare nuk na e kanë treguar asnjëherë partnerin

Prej një jete në ekran: të bukura, të suksesshme, shpeshherë në qendër të vëmendjes. Gjithmonë ka pasur një kuriozitet për të mësuar më shumë rreth jetës së tyre, por ato nuk kanë dashur që lajmet të përfshinin edhe jetën e tyre private. Ato kanë preferuar që romancat e dashurisë t’i mbajnë vetëm në zemër, ose t’i ndajnë me njerëzit e tyre më të afërt. Për këto vajza të famshme që gjithmonë i kemi ditur “single” do të shkruajmë sot. Me siguri, ato kanë ose kanë pasur dikë në jetën e tyre, por çështjet e dashurisë kanë zgjedhur t’i shijojnë pa dritën e famës:

Leonora Jakupi

Ajo është e lumtur në historinë e dashurisë, mirëpo asnjëherë nuk është zbuluar se kush është partneri i Leonora Jakupit. Ajo ka deklaruar në një intervistë kohë më parë se është një lidhje prej vitesh dhe se mendon të martohet. Mirëpo, ajo nuk ka dhënë detaje rreth personit që i ka vjedhur zemrën. Leonora është 40 vjeçe dhe prej më shumë se 20 vitesh është pjesë e muzikës shqiptare.

Agnesa Vuthaj

Për Agnesa Vuthajn mund të jetë shkruar për ndonjë histori dashurie, por ajo nuk e ka konfirmuar asnjëherë. Agnesa është një ndër vajzat më të bukura shqiptare, por me siguri fokusi i saj për momentin është karriera. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që ajo është beqare, thjesht dhe vetëm sepse lidhja nuk i dihet publikisht. Agnesa është treguar shumë hermetike, kur ka ardhur puna për të treguar për jetën e saj private.

Albana Osmani

E çiltër, e qeshur dhe mjaft transparante sa i përket karrierës televizive dhe projekteve të saj të bamirësisë. Mirëpo, kur vjen puna tek jeta personale, Albana Osmani tregohet shumë diskrete. Ajo asnjëherë nuk ka konfirmuar një lidhje dashurie, edhe pse portalet mund të kenë shkruar ndonjë dyshim të tyrin.

Eranda Libohova

Prej një jete në skenë, Eranda Libohova është një ndër artistet më të mira të skenës shqiptare. Mirëpo, kur vjen puna tek jeta private, edhe ajo ka zgjedhur që të heshtë dhe të mos tregojë se çfarë ndodh në zemrën e saj.

Fjodora Fjora

Edhe Fjodora Fjora e ka pranuar se ka qenë e dashuruar, por nuk ka bërë asnjë lidhje publike. Ajo ka birësuar një djalë, emri i cilit është Alteo dhe me sa duket ky është fokusi dhe lumturia e gazetares së njohur.

__________________

Epo, këto janë çështje zemre, që disa njerëz zgjedhin t’i kyçin brenda. Dhe mirë bëjnë. Është zgjedhja e tyre. Disa gjëra në jetë janë tejet të shtrenjta, për t’i “reklamuar” kudo. Ato kanë zgjedhur t’i shijojnë në heshtje.