Gjiko sfidon ‘Kiki-n’ e Drake, sjell sfidën e radhës [VIDEO]

Sfida ‘Kiki’ e këngës ‘In my feeelings’ të Drake, mori përmasa ndërkombëtare. Por tashmë, sfida të tilla po kthehen në një tendëncë edhe për këngëtarët shqiptarë.

Vetëm pak ditë më parë Gjiko në bashkëpunim me Skerdin publikuan këngën e tyre më të re ‘Si Bugatti’. Në gjithë videoklipin ajo që tërheq më shumë vëmendjen është kërcimi i veçantë i Gjikos.

Aq shumë është pëlqyer ky kërcim nga fansat e këngëtarit sa ka filluar të përhapet si një lloj sfide mes tyre se kush e realizon më mirë. Të gjithë i kanë nisur Gjikos video duke kërcyer nga vende të ndryshme dhe ai nuk ka nguruar që videot t’i publikojë në ‘Instagram’. Duket se brenda pak kohësh kërcimi i Gjikos është kthyer në viral në rrjete sociale. Harrojeni ‘Kiki’-n dhe të filloni të mësoni lëvzjet e Gjikos.