“Gjërat bëhen në shesh jo online”, Rovena reagon pas protestës për Teatrin

Rovena Stefa i është bashkuar protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

 

Së fundmi është shembur Teatri Kombëtar në Tiranë.

Këtë veprim artistë e qytatarë po e quajnë të pafalshmë, andaj u organizuan edhe protesta.

Stresi, Besa Kokëdhima, e Rovena Stefa, ishin disa nga emrat e njohur të estradës që morën pjesë në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Kjo e fundit ka reaguar sërish nëpërmjet një postimi në Instagram ku thotë se gjërat duhet të bëhen në shesh e jo online.

Kjo po i bie që këngëtarja fton edhe të tjerët që t’i bashkohen protestës.

“Gjerat behen ne shesh, jo online! Sheshi i lirise, sheshi i demokracise, sheshi i se vertetes!”, ka shkruar ajo pranë postimit.