Gigi Hadid publikon foton e ish-Missit shqiptar dhe kjo është arsyeja

Gigi e ka publikuar foton e ish-Miss Shqipëria, Trejsi Sejdinit.

 

Trejsi Sejdini e paralajmëroi suksesin e saj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi u bë pjesë e javës së modës, dhe ndau arritjete e saj në rrjete sociale, një tjetër sukses e ka ndjekur ish-miss Universe Albania.

E modelja me famë botërore, Gigi Hadid ka ndarë foton e saj teksa shqiptarja shfaqet e veshur me setin sportiv Reebook.

E duket se Gigi Hadid e ka pëlqyer mjaft koleksionin e saj të Reebook, veshur nga ish-Missi shqiptar, Trejsi Sejdini.