Getinjo: E desha vetëm një copë tani e kam të gjithë tortën

Getinjo ka ndarë disa rima me ndjekësit e tij.

Getinjo është një nga rep-artistët më të pëlqyer nga publiku shqiptar, këngëtari i cili tani po zhvillon karrierë në Zvicër është mjaft aktiv në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Ai së fundmi ka publikuar një postim në Instagram, ku ndan disa rima në gjuhën gjermane me ndjekësit e tij ku mes të cilave tregon pak a shumë zhvillimin e karrierës së tij.

“Unë kurrë nuk i them gjërat dy herë

 ruaj fjalët e mia tani vjersha në gjermanisht vetëm varietetin më të mirë …

Unë vetëm doja një copë sot e mora të gjithë tortën

po unë jam ngadalë duke u çmendur

sepse ndryshoj vetëm vendet” shkruan Getinjo.