Genta publikon video pa grim, dukja e saj lë shumë për të dëshiruar

Genta Ismajli ka ndarë me ndjekësit një video, në të cilën shfaqet pa grim.

 

Genta Ismajli është goxha aktive në rrjete sociale, në të cilat sjell vazhdimisht imazhe të reja.

Ditën e sotme, artistja e nisi me një video, në të cilën duket se nuk ka vendosur grim në fytyrë apo fare pak.

Për dallim prej herave tjera kur Gentën jemi mësuar ta shohim të kuruar deri në detaje, kësaj radhe ajo ‘dëshpëroi’ me paraqitjen pa grim.

Genta Ismajli është në lidhje me Huseyin Usta, me të cilin edhe po bashkëjeton, ndërsa nuk heziton kohë pas kohe t’i publikojë dhuratat e shtrenjta që ia bën ai si dhe dedikimet romantike.