Genta Ismajli pranon befasinë e jashtëzakonshme nga i dashuri

Genta Ismajli është befasuar nga i dashuri i saj.

Këngëtarja Genta Ismajli e ka bërë tashmë publike lidhjen e saj të dashurisë.

Asaj ia ka marrë zemrën një biznesmen turk i cili së fundmi i ka bërë befasinë e këndshme.

Husein ka lënë mbishkrimin ‘Të dua Genta’ në gjuhën turke në urën e famshme ikonike të Bosforit që lidhë dy kontinentet, Europën dhe Azinë.

Vetë Genta, pa dyshim e emocionuar nga kjo befasi është shprehur në Instagram.

“Ura e Bosforit është ndriçuar me fjalë të dashurisë. Mirënjohëse. Surpiza më e mirë nga burri më i mirë. Të dua”, ka shkruar Genta.