Gent Fatali paralajmëron këngën e re

“Pak më afër” mbetet një prej realizimeve më të fundit të reperit të njohur shqiptar, Gent Fatali.

Ky projekt i cili është publikuar muajin e kaluar në kanalin YouTube ka mbledhur afro një milion shikime.

Megjithatë, kjo nuk është kënga e fundit e Fatalit, të cilën do ta publikojë përgjatë verës pasi është duke punuar në projekte të tjera.

Së fundmi, ai ka njoftuar fansat e tij se po sjellë projekt të ri muzikor që do të titullohet, “Diamanta”.

“Kënga Diamanta, është këngë për ata që kanë hjekur, që nuk e kanë pasur jetën e lehtë. Së shpejti”, ka shkruar mes të tjerash ai në postimin e ndarë me ndjekësit në Instagram.

Reperi 30-vjeçar veç karrierës, është duke e shijuar lidhjen e re me bukuroshen e quajtur Rozafa Zefi, që thuhet të jetë e afërme e këngëtares Loredana-Zefi