‘Genick’ po del të jetë hiti i radhës nga Loredana, kaq klikime ka arritur

Loredana ditë më parë publikoi video-projektin ‘Genick’.

Loredana Zefi ditë më parë publikoi albumin e saj të parë në karrierë dhe bashkë me albumin për fansat e saj solli edhe një videoklip të ri, shkruan lajmi.net.

Kënga e titulluar ‘Genick’ po del të jetë hiti i radhës nga reperja kosovare e cila brenda tre ditëve arriti katër milionë klikime në Youtube me klipin e saj të ri.

Edhe albumi i parë i Loredanës po pëlqehet nga publiku ku ndër këngët më të spikatura është bashkëpunimi me Getinjon ‘Feuer’.