Gashi zbulon datën e publikimit të këngës së re

Gashi shpejt vjen me një tjetër projekt.

Gashi ka planifikuar të lëshoj edhe një projekt të ri muzikor para se të filloj turneun e tij koncertal në Evropë.

Ai me një fotografi të publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram konfirmoi datën e publikimit të këngës së re, të premten më 15 nëntor do dëgjojmë projektin e ri të artistit kosovar.

Kjo do ishte kënga e tretë e tij brenda muajit, na mbetet të shohim se në çfarë stili do shohim Gashin pas ‘Yesterday’ dhe ‘M. Ferrari’.