Futbollisti i njohur i Borussia Dortmund fiksohet pas këngës së Taynës

Tayna është rep-artistja që mori epitetin ‘senzacioni i vitit 2018’.

Tayna është emër shumë i suksesshëm në estradë, e tashmë zëri i saj ka filluar të dëgjohet edhe jashtë trojeve shqiptare.

Ka qenë futbollisti i Dortmundit, Mahmoud Dahoud, i cili ka postuar një video duke dëgjuar këngën “Pow Pow” të Taynës.

Madje, sipër kësaj videoje, Dahoud kishte vënë një simbol të yllit, kurse reperja e ripostoi në InstaStory këtë video dhe e falënderoi atë publikisht.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Tayna është “AJE”, në duet me Ledri Vulën.