Ftesat për dasmën e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë gati, kështu duken

Justin Bieber dhe Hailey Balwin së shpejti martohen.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë vendosur që sërish t’i thonë “Po” njëri-tjetrit, shkruan TMZ.

Çifti Bieber më në fund e kanë zbuluar datën e martesës së tyre, madje “TMZ” ka siguruar një imazh të ftesës së dasmës.

Ceremonia e dasmës së Justin dhe Hailey do të mbahet më 30 shtator në Karolinën e Jugut.

Duket se Justin dhe Hailey më në fund kanë vendosur të kurëzojnë me martesë dashurinë e tyre, ndërsa përgatitjet për dasmë tashmë kanë filluar.

Karolina e Jugut është e njohur për vendet mahnitëse në të cilat organizohen dasmat, kështu që ky vendim i çiftit nuk është i çuditshëm.

 

 

Burime të “TMZ” bëjnë të ditur se në mesin e të ftuarve do të jenë edhe Kardashianët, Heidi Klum, Ellen DeGeneres, Ciara, Diana Ross, Katy Perry dhe shumë të tjerë.