Flori publikon projektin surprizë “Thjesht të du”

Flori Mumajesi është rikthyer me projekt të ri muzikor.

Flori Mumajesi sapo ka publikuar projektin e tij më të ri me titull “Thjesht të du.

Kjo këngë ishte dhurata e Florit për dasmën e Petrit Kllokoqit, madje edhe klipi i këngës është përmbledhje e dasmës së Petritit dhe Erzës.

“Thjesht të du” është me tekst dhe muzikë të Florit, ku janë shkrirë vargje të dashurisë.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor nga Flori Mumajesi me titull “Thjesht të du”.