Fero shënon një tjetër sukses me “Gang Gang”

Reperi nga labeli “On Records”, Fero kohën e fundit është shumë i komentuar.

Reperi një javë më parë ka publikuar projektin e tij të paralajmëruar kohë më parë, shkruan lajmi.net.

Kënga titullohet “Gang Gang” dhe Fero e sjell të shoqëruar edhe me videoklip mjaft të veçantë.

“Gang Gang” tashmë ka shënuar edhe një sukses të ri, Fero ka marrë mbi 3 milionë klikime në kanalin YouTube.

Tekstet e këngëve të tij dhe deklaratat në medie gjatë kohës së fundit kanë bërë që Fero të komentohet shumë në Internet, por të gjitha këto po rezultojnë të suksesshme për reperin.