Estrada uron Ermal Metën për fitoren në “Sanremo”

Këngëtari shqiptar Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë shpallur mbrëmë fitues të festivalit “Sanremo”.

“Non mi avete fatto niente” titullohet kënga e tyre e cila do ta përfaqësojë Italinë në “Eurovision”, shkruan lajmi.net.

Pjesëmarrja e Ermalit në këtë festival bëri shumë bujë, kjo ngase ishte vlerësuar se kënga është plagjiat dhe ishte pezullua nga gara me vendim të organizatorëve të festivalit.

Megjithatë, pas sqarimeve të këngëtarëve dhe rikthimit në festival, Ermal Meta dhe Fabrizio rrëmbyen çmimin kryesor mbrëmë.

Natyrisht se ky lajm ka gëzuar të gjithë shqiptarët, artistët dhe shumë prej fytyrave të tjera publike kanë uruar Ermalin për arritjen, duke thënë se ndjehen krenarë.

Elvana Gjata, Xhensila Myrtezaj, Samanta Karavella, Arilena Ara, Besa Kokëdhima si dhe futbollisti Lorik Cana; janë disa prej personazheve që uruan Ermalin për arritjen. /Lajmi.net/