Ermal Mamaqi publikon këngën e re (Video)

Këngëtari shqiptar dhe humoristi, Ermal Mamaqi, ka publikuar këngën e re “Senorita” që vjen si bashkëpunim me këngëtarin Claydee.

Mamaqi që është duke ushtruar profesionin e moderatorit në muajt e fundit, i është rikthyer skenës muzikore me këngën e re që vjen pas këngës së fundit “Serenata” që ishte një këngë mjaft e dëgjuar vitin e kaluar.

Tekstin e kanë shkruar Claydee Lupa, Ermal Mamaqi dhe Andy Nicolas ndërsa për muzikën është kujdesur Claydee dhe Issi.