Erion Veliaj konfirmon datën e koncertit të Malumës në Tiranë

Është konfirmuar koncerti i Malumës në Tiranë.

 

Sot u bë e ditur se ylli botëror Maluma do të performojë në Tiranë më 14 mars.

E këtë gjë e rikonfirmoi edhe një kreu i Tiranës, Erion Veliaj, i cili njoftoi se artisti do të ngjitet në skenë në “Ditën e Verës”.

“E morët vesh? 📢
@maluma në Tiranë më 14/3/2020! 🇦🇱🕺🏻🎶 #DitaVeres 🌼 #Tirana100 💯😎”, ka shkruar Veliaj.

Një gjë që u komentua gjatë ditës lidhur me këtë koncert ishte çmimi i madh i biletave që iu mundësonin fansave takim dhe foto me Malumën, e që kushtonin 370 dollarë.