Enca publikon këngën e re “Balad”

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Balad” mban titullin kënga e saj më e re, e cila është e zhanrit baladë.
Ndryshe nga herët tjera, këtë radhë 23-vjeçarja ka vendosur të vijë më ndryshe në stil dhe të kënduar.

Ndërkohë incizimi i këngës është bërë në “BigDealRecords”.