Enca kritika estradës – ku jeni ju kur shkelën të drejtat e romëve

Shumë personazhe të njohur po postojnë në profilin e tyre në ‘Instagram’ foto të zeza pas protestave për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd, nga efektivi i policisë që i vendosi gjurin në qafë, duke bërë që 46-vjeçari të humb jetën.

Thirrja që po ndërmerret kundër racizmit #BlackOutTuesday ka bërë që këngëtarja Enca Haxhia të revoltohet ndaj artistëve shqiptarë. Në një postim në ‘Instastory’ ajo u bën thirrje të gjithëve të ngrihen njëzëri për një çështje që prek vendin tone duke marre si shembull komunitetin rom duke u shprehur se përbuzen çdo ditë.

“Imagjinoni sa bukur do ishte sikur të gjithë njerëzit, sidomos artistët shqiptarë që kanë postuar fotot e zeza në profil, të ngriheshin qoftë një herë të vetme njëzëri për një çështje që na prek dhe ne. Pse nuk përdorni zërin aty ku ju dëgjohet dhe për çështje që ne po na vrasin përditë?

Pse nuk ngriheni njëherë për komunitetin rom që është prezent tek ne dhe përbuzet çdo ditë? Jooo jemi shumë të zënë duke postuar çfarë poston amerikani sepse është më “trendy”.

Jo se nuk më bën përshtypje tema e #blackouttuesday, aq shumë më dhemb zemra sa nuk mundem ta shoh videon që qarkulloi…

Por do ndihesha hipokrite nëse do zgjidhja të ngrihem për një temë që nuk e prek komunitetin rreth meje para 100 çështjesh shumë më të prekshme për ne, ku të gjithë bashkë ndoshta mund ta bëjmë një ndryshim. Mendo për këtë.” shkruan Enca.