Enca flet për rolin që do ta ketë në filmin e Ermal Mamaqit

Ermal Mamaqi ditë më parë ka konfirmuar se Enca Haxhia do të luajë në filmin e tij të ri

Enca do ta provojë veten për herë të parë në këtë profesion, ndërsa ka thënë që pret me padurim të jetë pjesë e këtij filmi.

Tashmë kanë filluar xhirimet e filmit, ndërsa për fansat, këngëtarja ka dhënë detaje rreth këtij filmi.

“Rolin që do të doja të luaja nëse do ta shihja filmim nga jashtë, është një super personazh dhe ju do ta pëlqeni atë”, ka shkruar ajo.