Emocionuese! Përse u përlot Bora Zemani në studio?

Moderatorja Bora Zemani ishte e ftuar gjatë pasdites së djeshme në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan. Ndër të tjera ajo foli për eksperiencën si prezantuese te ‘Kënga Magjike’ dhe për djalin e saj Arborin.

Teksa në ekran u shfaq një kolazh me fotot e saj dhe të djalit, moderatorja nuk i përmbajti lotët.

“Arsyeja pse u preka është se këtë periudhë kam qenë shumë e angazhuar dhe nuk kam kaluar shumë kohë me Arborin ashtu siç ne jemi mësuar. Arbori shkon në kopësht paradite dhe pasdite kujdesen për të gjyshërit dhe dadoja. Unë kurdo që jam e lirë jam me të”, tha Bora.