Emina pastron garazhin me kërkesë të burrit: Gruaja shqiptare se askush tjetër

Emina është bërë aktive në punët e shtëpisë.

 

Pandemia ka bërë që të gjithë të mbyllen në shtëpitë e tyre dhe të kujdesen në maksimum rreth punëve të shtëpisë.

Së fundi, modelja Emina Çunmulaj ka publikuyar një video, në të cilën shfaqet duke e pastruar garazhin.

Në mbishkrimin që ia la videos, Emina tha se pasi i kërkoi bashkëshorti ajo mori fshesën për të pastruar.

“Burri im më kërkoi të pastroja garazhin. A je i lumtur shpirt, kështu të pëlqen? Gruja shqiptare se askush tjetër”, ka shkruar ajo.

Edhe kësaj radhe, ajo nuk e kishte fare problem dhe tregoi se si çdo femër tjetër edhe ajo bën punët e shtëpisë.