Eliza Hoxha shkon për ta përkrahur Jehona Sopin në “Kënga Magjike 2019”

Jehona Sopi është një prej konkurrenteve në “Kënga Magjike”.

Këngëtarja Jehona Sopi është rikthyer pas një pauze të gjatë dhe po merr pjesë në festivalin e këngës “Kënga Magjike 2019”.

“Anej” titullohet kënga  me të cilën ajo po konkurron dhe para pak minutash dha perfomancën e saj para jurisë dhe publikut.

Atje për ta mbështetur nga afër ka shkuar ka shkuar edhe mikja e saj, njëherësh kolegia këngëtare, Eliza Hoxha.

Ajo e ka publikuar në Instagram një video nga Pallati i Kongreseve.