Edhe Lola Haradiaj e pranishme në babinën e Arianës, si princeshë në veshjen e bardhë

Lola Haradinaj ka shkëlqyer në festën e organizuar nga Ariana Fejzullahu para lindjes së vajzës.

Gjatë ditës së djeshme Ariana Fejzullahu ka organozuar një festë para lindjes së fëmijës së saj të katërt.

E në këtë ftesë ajo ka ftuar shumë nga mikeshat e saj dhe gra mjaft të njohura për publikun.

Ndër të ftuarat ishte edhe bashkëshortja e Daut Haradinaj, moderatorja Lola Haradinaj.

Lola ka shkruar e veshur në një fustan të bardhë, ngjyrë kjo që ishte kod i veshjes, ndërsa me flokët e kapur ajo është dukur si një princeshë.

Sipas postimeve, Lola duket se është argëtuar shumë në këtë festë, duke vallëzuar e kënduar pa ndalë.