Edhe Iggy e prek zogun (Foto)

Këtë fundjavë Iggy Azalea ka realizuar një shfaqje “bajat” në skenë.  Bukuroshja bionde ka performuar në Canada në Festivalin D’ete De Quebec, këngët e saj më të mira, duke tërhequr vemendjen e mijëra fansave.

Megjithatë përveç shoë-t të krijuar, ajo është gjykuar për disa prej lëvizjeve në skenë, pasi ka bërë gjeste të pahijshme.

Pas përfundimit të performancës në Canada ajo me anë të llogarisë Twitter ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit, duke u shprehur se është kënaqur pa fund nga prezenca e tyre dhe se dëshiron sërish të këndojë për ta.

Pak ditë më parë Iggy ishte në qendër të vemendjes edhe për fshirjen e tatuazheve që ia dedikonte ish të dashurit të saj.