Edhe Hakiu i “O Sa Mirë” bënë thirrje për t’i ndalë në ndihmë familjes Dibrani (Foto)

Edhe aktori i njohur i serilait të famshëm “O Sa Mirë”, Jeton Zogiani ka bërë thirrje për t’i dalë në ndihmë familjes Dibrani nga Kishnica, raporton Indeksonline.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Faceook ka publikuar edhe një fotografi përmes të cilës ka treguar që gjatë ditës së sotme kishte vizituar këtë familje e cila jeton në kushte tejet të rënda.

Jetoni ka bërë thirrje nga të gjithë qytetarët për t’i siguruar një strehë kësaj familje. Shpresojmë që iniciativa e marrë nga fytyrat e njohura të ekranit shqiptarë të arrijë qëllimin e caktuar me ndihmën e të gjithëve. /Indeksonline/