Edhe DJ Flow pjesë e “Sunny Hill Festival”

Festivali ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”, këtë vit pritet të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht.

Meqë jemi në prag të këtij festivali tashmë janë zbuluar një numër i madh i artistëve botërorë dhe vendorë që pritet të performojnë.

Në mesin e tyre do jetë edhe DJ i njohur shqiptar, DJ Flow, lajmi i të cilit është bërë i ditur nga një njoftim i faqes së festivalit, në rrjetet sociale.

“Të vallëzojmë është e gjithë muzika që ai mund ta bëjë. Askush tjetër përveç DJ Flow”, shkruhet në njoftimin zyrtar të festivalit “Sunny Hill”.

Ndërkohë, sot është mbajtur një konferencë për media në kuadër të festivalit, ku janë shpalosur detaje rreth “Sunny Hill”.