Edhe Ava Max vjen me këngë të re

Ava Max ka ndarë me fansat projektin e ri muzikor.

Ava Max këngëtarja që po korrë suksese në arenën ndërkombëtare me zërin e saj unik, ka publikuar këngën e saj të radhës të cilën e ka punuar vetëm në versionin ‘audio’.

 Këngëtarja me prejardhje shqiptare, ka lëshuar në Youtube, këngën ‘Salt’, e cila me tu publikuar ka marrë pëlqimin e publikut dhe ka arkëtuar më shumë se 50 mijë klikime brenda pak ore.

Kujtojmë se Ava është duke punuar edhe në albumin e saj të parë të cilin pritet ta lëshoj në vitin 2020.