E tmerrshme, artistëve të njohur ju rrokulliset makina

Dy anëtarët e ‘Three Dots’ kanë pësuar një aksident në mëngjesin e sotëm.

Dy artistët e shtëpisë diskografike “Three Dots”, këngëtari Bruno dhe muzikanti Mir Vathi janë përfshirë në një aksident të frikshëm automobilistik.

Siç bën të ditur “News31.al”, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Maliq, në afërsi të Korçës, ku dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar për të marrë pjesë në një koncert.

Mësohet se në një moment, makina e tyre ka dalë nga rruga duke rënë nga lartësia.

Në fotot nga vendngjarja, automjeti shihet përmbys, por fatmirësisht, pavarësisht plagëve djemtë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ata ndodhen në spital në Tiranë ku janë nën vëzhgimin e mjekëve dhe po marrin mjekimin për plagët.