E ndrojtur dhe ëndërrimtare, Meghan Markle me foton e saj të adoleshencës na surprizoi të gjithëve! Shihni sa ka ndryshuar dukesha

Shumë njerëz kur janë të vegjël mund të shprehin dëshirën e tyre për të qenë princeshe një ditë, si ato të filmave vizatimorë, por jo Meghan Markle.

Mesa duket dukesha e Sussexx i ka pasur të qarta objektivat e saj: ajo dëshironte të bëhej një yll kinemaje.

Mesa duket këtë ëndërr Meghan e ka realizuar, por jo e vetme. Shoqja e saj e fëmijërisë Katharine McPhee ka shpërndarë një foto në Instagram ku shkruan: Unë dhe Meghan bënim muzikal së bashku që kur ishim fëmijë.

Ajo u bë Dukesha e Sussex, ndërsa unë një yll i West End” shkruan Mc Phee.

Krenare dhe e lumtur për historinë e tyre, kjo foto ka marrë shumë komente pozitive nga fansat.