E mbështjellur me flamurin kurd, Enca kujton performancën në Kurdistan

Enca Haxhia e ka kujtuar me nostalgji performancën në Kurdistan.

 

Enca Haxhia është emër shumë i dashur për publikun, e cila numëron fansa edhe jashtë trojeve shqiptare, shkruan lajmi.net.

Vitin e kaluar, këngëtarja ishte ftuar të këndojë në Kurdistan, eksperiencë të cilën do ta mbajë mend gjatë.

Meqenëse u bë një vit nga ajo performancë, Enca e kujtoi përmes disa fotografive të shkrepura pikërisht nga ajo skenë ku ruan kujtime të bukura.

“Saktësisht 1 vit më parë në Kurdistan/Erbil. Eksperiencë e paharruar. Falënderuese, ku janë populli im Kurdistan?”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, artistja së fundi ka bashkëbiseduar përmes një videoje ‘live’ me fansat, ku ndër të tjera la mundësinë e hapur për një duet me Rina Balajn.