E harroi Kiarën, Butrinti kapet mat në krahët e bjondes super yll

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Butrint Imeri ka qenë shumë i komentuar për jetën private prej disa muajsh. U përfol se Butrinti është në një lidhje me Kiara Titon, por çifti nuk e konfirmoi kurrë.
Pa e konfirmuar, kjo lidhje përfundoi dhe dyshja kanë vazhduar jetën e tyre.

Mirëpo Butrintin sërish e ndjekin lajmet mbi jetën personale dhe sot po bën xhiron e rrjetit një video e këngëtarit krah një vajze bjonde bukuroshe.

Në videon e siguruar nga “intv.al”, Butrinti shfaqet gjatë gjithë kohës duke qeshur dhe madje i thotë diçka në vesh vajzës.

Megjithatë ajo mund të jetë thjesht një fanse e këngëtarit. Mbetet për t’u parë ç’do thotë vetë Butrinti.