E bënë të lidhur me Butrint Imerin, moderatorja bukuroshje do t’na surprizojë…me “doktorin e VIP-ave”

Gjatë vitit 2016, teksa ajo ishte një nga prezantueset e ‘Top Select’ në Top Channel u aludua se mes saj dhe Butrint Imerit kishte një marrëdhënie dashurie. Megjithatë këto fjalë u hodhën poshtë pasi dyshja tregoi se ishin vetëm miq.

Por një koment i Butrintit në foton e Kiara Titos ku shkroi “Bella” (njësoj si kënga e tij e cila bëri namin në verë), na bëri lëmsh të gjithëve, por ende s’ka diçka zyrtare.  Mirëpo gjëra të bukura do të vijnë së shpejti nga Kiara.

Prej disa muajsh janë përhapur zëra se një emision i ri do fillojë në “TV Klan” i cili do i kushtohet operacioneve plastike e duket se projekti është konkretizuar dhe është zgjedhur edhe prezantuesja.

“Blitz.al” shkruan se do të jetë pikërisht Kiara Tito, vajza që do të prezantojë emisionin mbi operacionet plastike në “TV Klan” dhe pjesë e tij do jetë gjithashtu edhe Skerdi Faria i njohur si Doktori i VIP-ave.
Thuhet se xhirimet kanë nisur, por nuk dihet ende data se kur do të nisë transmetimin ky emision ku do të marrin pjesë VIP-a shqiptarë e do të flasin për operacionet që kanë kryer.

xhanem.jpg