Dukagjin Lipa shpalos detaje rreth festivalit “Sunny Hill”

Festivali “Sunny Hill”, është  njëra nga ngjarjet më të mëdha kulturore në vend. Ky festival do të sjellë emrat më të mëdhenj botërorë,  si dhe DJ e famshëm Calvin Harris, i cili vjen për herë të parë në Kosovë.

Sot është mbajtur Konferenca për medie lidhur me festivalin “Sunny Hill”, ku organizatori i këtij festivali Dukagjin Lipa, ka shpalosur më shume detaje sa i përket festivalit “Sunny Hill”, i cili tregoi edhe qëllimin e festivalit.

Lipa ka thënë se çdo vit festivali “Sunny Hill”,  do të jetë në rritje të pervitshme dhe do të ketë mysafirë që janë në krye të top listave botërore.

Ndërsa i pyetur për përformimin e këngëtares Dua Lipa, babai i saj ka thënë se ende nuk ka asgjë konkrete.

E përfaqësuesi i “Birra Peja”, Ernest Jusufi, ka premtuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin me festivalin “Sunny Hill” edhe për tri vitet e ardhshme.

Ndryshe, edicioni i dytë i festivalit “Sunny Hill” do të mbahet në 2, 3 dhe 4 gusht në Prishtinë./Tribuna Channel