Dua merr rreze dielli bashkë me nënën pasi u kritikua që shpërfilli masat e qeverisë

Dua Lipës nuk i bën për kritikat e komentuesve.

 

Ditë më parë, Dua Lipa bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid, iu bashkuan familjes për të festuar.

Motra e saj, Rina, festoi ditëlindjen me këtë rast e gjithë familja u bënë bashkë për të festuar, duke mos marrë parasysh masat e vetizolimit dhe distancimit social.

Ajo mori kritika të shumta nga komentuesit, por kjo gjë nuk i interesoi fare, andaj edhe sot bashkë me nënën për të marrë rreze dielli në oborr të shtëpisë.

Ishte nëna e Duas, Anesa, ajo e cila publikoi foto pranë vajzës, që të dyja pozuan pranë njëra-tjetrës të veshura në bikini.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid po qëndrojnë në një shtëpi me qira në Londër, pasi banesa e tyre ishte përmbytur nga renovimet e banorëve që banonin afër tyre.