Dua Lipën e fotografojnë të zhveshur në vaskë

Dua Lipa ka publikuar imazhe nga vaska.

 

Këto ditë, Dua Lipa po qëndron e mbyllur në shtëpi bashkë me partnerin e saj, Anwar Hadid.

Këngëtarja kohë pas kohe ndan me ndjekësit imazhe, me të cilat tregon see si po i kalon këto ditë të karantinës.

Së fundi, ajo ka postuar disa fotografi të shkrepura në vaskë, ku po relaksohej e mbuluar me shkumë.

“Si ta kalojmë kohën 101”, ka shkruar Dua sipër fotografive, në të cilat mori komente të shumta nga ndjekësit.

Disa prej tyre e pyesnin se kush është personi që ia ka realizuar këto fotografi, por supozohet të jetë i dashuri i saj, Anwari.