DUA LIPA ZBULON DATËN E PUBLIKIMIT TË KOLONËS ZANORE TË ‘ALITA: BATTLE ANGEL’

Dua Lipa ka arritur një nga sukseset më të mëdha të karrierës së saj. Ylli i muzikës pop do këndojë kolonën zanore të filmit ‘Alita: Battle Angel’. Ndërsa këngëtarja zbuloi datën e publikimit të projektit të madh.

Në një postim në Instagram, Dua tha se ‘Swan Song’ do vijë më 25 janar.

23-vjeçarja është bashkë-autore e këngës, që e shkroi për filmin më të ri të Twentieth Century Fox’s, Alita: Battle Angel.

Të enjten (3 janar) Lipa publikoi në Instagram një video të prapa skenave ku këngëtarja bën regjistrimin e ‘Swan Song’ në studio.