Dua Lipa u bën thirrje sërish ndjekësve ta ndihmojnë në këtë formë Shqipërinë

Dua Lipa ka zgjedhur një formë tjetër për ta ndihmuar Shqipërinë.

Dua Lipa në bashkëpunim me “Bond” ka dizejnuar një linjë të bluzave, nga shitja e të cilave të ardhurat do t’i dhurojë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

 Përmes një postimi, këngëtarja ka bërë thirrje tek ndjekësit, që t’i blejnë këto bluza, për ta ndihmuar Shqipërinë.

“Koleksion bluzash me @ bond.nyc në ndihmë të viktimave të tërmetit të Shqipërisë! 100% e të ardhurave u shkon viktimave dhe familjeve të të prekurve. Linku për të marrë tuajën është në bio!!! Ndihmoni në ruajtjen e një komuniteti. Me dashuri, Dua”, ka shkruar ajo.

Përveç saj, banorët e Shqipërisë i ndihmuan edhe Bebe Rexha e Rita Ora.