Dua Lipa njeriu i sukseseve, kaq klikime ka marrë me këngën e re ‘Physical’

Dua Lipa pas një pauze bukur të gjatë i është rikthyer ‘furishëm’ muzikës.

Kujtojmë se viti 2019 ishte i ‘vdekur’ për Dua Lipën, krenaria e shqiptarëve gjatë asaj periudhe kishte përgatitur vetëm një bashkëpunim.

 Por në fund të 2019-tës dhe këtë fillim viti e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas suksesit të menjëhershëm që pati me këngën ‘Dont start now’, tani të njëjtën rrugë po e përshkon edhe ‘Physical’.

Kënga e re Duas e publikuar javën e kaluar ka arritur të arkëtoj mbi 20 milionë klikime në platformën e Youtubes, gjë e bëri krenare prishtinasen e cila falënderoi fansat për përkrahjen e dhënë.