Dua Lipa merr çmimin “Këngëtarja më e mirë e re” në MTV EMA

Këngëtarja e re kosovare, Dua Lipa, ka marrë çmimin “Këngëtarja më e mirë e re” në ceremoninë MTV European Music Awards.

Çmimi i madh për kosovaren vjen pas sukseseve sivjet me albumin e parë dhe hitin “New Rules” që ka arritur më shumë se gjysmëmiliardi klikime vetëm në YouTube.

Dua Lipa nuk ishte pjesëmarrëse në ceremoninë e udhëheqi shqiptarja Rita Ora për shkak të koncerteve në Amerikë.