Dua Lipa feston ditëlindjen, kjo është mosha e saj

Dua Lipa sot feston ditëlindjen.

 Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa sot ka një arsye më shumë për të festuar, shkruan lajmi.net.

Kjo për faktin se ajo ka ditëlindjen dhe ka mbushur plot 24 vite jetë. Dua është e lindur më 22 gusht të vitit 1995 në Londër, nga prindërit Dukagjin dhe Anesa Lipa.

Me rastin e kësaj dite të veçantë për të këngëtarja ka pranuar urime të shumta nga familjarë, miq e fansa, e nuk kanë munguar as dhuratat.

Dua e ka bërë publike dhuratën e të dashurit të ri Anwar Hadid i cili i ka dhuruar një gur të çmuar.